Ditë e trishtë për presidentin e Skënderbeut, ndahet nga jeta personi i dashur i familjes së Ardian Takajt

Dita e sotme është tepër e trishtë për presidentin e Skënderbeut, Ardian Takajn. Babai i presidentit të korçar, Petrit Takaj është ndarë nga jeta sot.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Skënderbeut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Njoftimi i plotë i Skënderbeut:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Petrit Takaj, babai i presidentit të KF Skënderbeu Ardjan Takaj.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është pranë familjes Takaj në këto momente të vështira dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta të afërmve për këtë humbje të madhe.

Varrimi behet ditën e hënë dt 07/07/2025, Ora 13:00.

Ceremonia mortore zhvillohet ne ambientet e Funeral Home PARAJSA (Rruga Muhedin Llagani pranë Nova Home ish NSHRAK) nga ku do të bëhet edhe nisja drejt Varrezave Sharrë

U prehsh në paqe Petrit Takaj

Lajme të tjera |  PAMJE TË TMERRSHME/ Ndërhyrja e Donnarummas fatale, Jamal Musiala pëson dëmtimin “HORROR”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us