“Ditë shumë e errët për ne”, Tetova pas humbjes: Ndeshja më e dobët e sezonit të Egnatias

Egnatia u mposht ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 në javën e 26-të të Superiores. Trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.

Një ditë shumë e errët për ne, nuk bëmë asgjë, ishte ndeshja më e dobët e sezonit. Mendoj që ishte një ndeshje e dobët. Ishim më shumë në fushën e kundërshtarit, por pa vepruar në portën e tyre. Ka justifikim sepse lojtarët vijnë nga gjendja gripale, por kam edhe rezerva.

Kemi pasur kërkesë për një zëvendësues të Ndrecës, por ende nuk kemi rënë dakord me asnjë lojtar. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në ekip duke pasur role specifike. Kemi pasur mungesa, por nuk është ajo më shumë se ndeshja e dobët e jona.”, tha Tetova

Lajme të tjera |  “Nuk jemi dorëzuar, kemi një finale për të luajtur”, Shkëmbi: Nuk e meritonim humbjen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us