“Djokoviç është nga Kosova”/ Mediat pro-Vuçiç “mohojnë” sportistin e tyre më të mirë

Ka mjaftuar një veprim i Novak Djokoviçit në Wimbledon që ai të kthehej në shënjestrën e ish-ministres serbe Zorana Mihajloviç, e cila së fundi po rikthehet në jetën publike në vend.

Gjatë programit të mëngjesit në televizionin “Pink”, Mihajloviç e sulmoi hapur Djokoviçin që tërthorazi, ka mbështetur protestat e studentët kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit.

Sipas disa portaleve në Serbi, edhe mediat pro-pushtetit kanë filluar ta gozhdojnë sportistin e tyre më të mirë duke e lidhur dhe me Kosovën.

“Keni deklaratën e Novak Djokoviçit. Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe tani bën pompa. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”, deklaroi ish-ministrja.

Si pas fitores në raundin e parë ashtu edhe në të dytën, sportisti festoi duke simuluar pompa, një veprim ky që u bë simbol i protestave në Serbi që kanë vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Lajme të tjera |  Mourinho thumbon Italinë: Nuk i mungoj, sepse askush atje nuk e fiton më Champions-in

Studentët me ndihmën e qytetarëve ka një javë që kanë paralizuar jetën në Serbi duke bllokuar rrugët dhe hekurudhat.

Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us