“Do e kishte fituar BBV me mua në krah”, Valbona zbulon nëse ka patur kontakt me Laertin

“Ai do kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe”, kështu u shpreh Valbona Mhilli teksa ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe komentoi pak deklaratat që Laert Vasili ka bërë një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”.

Pjesë nga intervista:

Kur e pyeta në shtëpi nëse do të kthehej pas do të bënte përsëri të njëjtin veprim tha ‘pa diskutim që po’

Pa diskutim, ne sot e kemi fitues Laert Vasilin, është shpallur i treti në shtëpinë e Big Brother. Është në fitues i padiskutueshëm i këtij edicioni

Po të mos ishit ndarë do të kishit qenë të dy në finale

Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Megjithatë edhe renditja e tij, fakti që u rendit i treti do të thotë që ai e fitoi Big Brother-in e tij. Ka një lloj të drejte, se një lojtar duhet të jetë i vetëm nga nisja deri në fund. Unë dhe Laerti kemi qenë dy lojtarë se nuk është se unë nuk kam patur ndonjëherë nevojën e askujt, të kisha një aleat në krah, të më mbronte apo të sulmonte për mua. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund. Besoj se asnjëri nga ne nuk e ka dashur atë lojtarin dy në një, por Big Brother ky është, të vë në sprova të tilla. Megjithatë ne na vuri Gjesti.

Lajme të tjera |  Çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tij, a do t`ja marrë banka? Flet Laert Vasili

Ju nuk keni patur kontakt pasi keni dalë nga BBV?

Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat, e ka kuptuar që në hyrjen e dasmës që unë nuk kisha kontakt me të. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.

Keni një lloj ‘mllefi’ me njëri-tjetrin, ka patur në të gjithë historinë tuaj në shtëpinë e BBV, vërtetë ndonjë ndjenjë të mirëfilltë, apo e gjitha ishte në kuadër të lojës?

Absolutisht që ka patur një simpati për Laertin, se ndryshe nuk do ishim zgjedhur e rizgjedhur. Ka patur shumë sinqeritet brenda asaj shtëpie dhe një konsideratë shumë e lartë. Unë nuk them se kam qenë e dashuruar, se duhet të na kuptoni, të mbyllur në atë shtëpi, aty edhe mund të afeksionohesh me murin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us