Do e merrnit mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Ligji është ligj!

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë, i pyetur nëse do të merrte mandatin e Sali Berishës, nëse ai dënohej, u përgjigj duke thënë “ligji duhet zbatuar”.

Alimehmeti tha se ligji, i pëlqen ose jo, ligji duhet zbatuar.

“Ligji është ligj. Më pëlqen apo jo, zbatohet. Ligji flet dhe kemi parë sesi PD nuk pati problematika të këtij tipi, por dy dorëheqje dhe një kandidaturë për kryebashkiak dhe viza zbriti dhe automatikisht i takon të parit, të dytit dhe të tretit. Pra është thjesht zbatim legjislativ”, tha ai në emisionin Log. në News24.

Lajme të tjera |  “Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit” - Nikoll Lesi: Duhet të largohet, ja kush mund ta zëvendësojë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us