“Do hapim portat e ferrit” – Komandanti i ri i Gardës Revolucionare Iraniane kërcënon Izraelin

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje për sulmet e Izraelit në Iran, ku u vra edhe pararendësi i tij, Hossein Salami.

“Si hakmarrje për gjakun e shokëve tanë të rënë, shkencëtarëve dhe qytetarëve, portat e ferrit do të hapen së shpejti për këtë regjim fëmijë-vrasës”, tha Pakpour, në një mesazh të publikuar nga Agjencia Iraniane e Lajmeve, IRNA.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit thërriti ambasadorin e Zvicrës, i cili përfaqëson edhe interesat amerikane në Teheran. “Gjatë takimit, Republika Islamike e Iranit shprehu zemërimin e thellë dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtij akti agresioni të Izraelit dhe mbështetjen që i ka dhënë SHBA”, raportoi IRNA.

Çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Iranit?

Izraeli ndërmori sulme të paprecedenta ndaj Iranit, duke shënjestruar programin bërthamor dhe udhëheqësit ushtarakë të vendit, në një operacion që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë për shumë ditë. Ushtria izraelite njoftoi se ka përdorur 200 avionë luftarakë. Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi mbi 100 dronë drejt territorit izraelit, sipas ushtrisë së Izraelit.

Lajme të tjera |  Debate në Komisionin për Çështjet Evropiane, Tabaku: Nuk na duhet gjëra në letër. Kodheli: Jemi në njërën anë të historisë

Presidenti Donald Trump i tha CNN-it se SHBA “natyrisht” mbështet Izraelin dhe e quajti atë ndaj Iranit gjatë natës “një sulm shumë të suksesshëm”. Trump paralajmëroi Iranin më herët sot të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e ardhshme të Izraelit ndaj vendit mund të jenë “edhe më brutale”.

Sipas informacioneve të deritanishme, katër figurat kryesore iraniane të vrara nga sulmi i Izraelit janë: Gjeneral Major Hossein Salami – Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Major Mohammad Bagheri – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ali Shamkhani – Ish-Këshilltar i Lartë për Sigurinë Kombëtare dhe Amir Ali Hajizadeh – Komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së.

Lajme të tjera |  Komentet e Ramës për rritjen e PAGËS së gjyqtarëve me 700 euro, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme!

Netanyahu deklaroi se “Operacioni Luani në Ngritje” goditi objektin kryesor të pasurimit në Natanz, shkencëtarë bërthamorë dhe atë që e quajti “zemra e programit të raketave balistike të Iranit”. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, gjashtë shkencëtarë bërthamorë u vranë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us