Sipas mediave spanjolle thuhet se Neymar ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona. Ai e sheh rikthimin në Europë si një mundësi për të përfunduar “aventurën” e tij në klubin ku ai u bë një yll botëror.
Neymar dëshiron me çdo kusht që të jetë pjesë e Botrorit 2026, për të arritur formën më të mirë ai dëshiron të rikthehet në Spanjë.
Mediat gjithshtu raportojnë se Barcelona po mendon mundësinë e transferimit të Neymarit. Braziliani nga ana tjetër ëndërron të kthehet për të luajtur për Barcelonën në verën e vitit 2025.
Forma fizike e Neymarit dhe dëmtimet e tij janë faktorë të rëndësishëm në këto diskutime. Por jo vetëm, edhe gjendja financiare e Barcelonës duket se do ta vërshtirsojë këtë trasferim. Prandaj kjo duket një hipotezë tregu sa e vështirë aq dhe magjepse.