Në mitingun përmbyllës të PS, Edi Rama bëri një rezyme të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që nga koha kur socialistët morën pushtetin.
Kreu i PS, kujtoi dhe humbjen e bashkisë së Tiranës, të cilën e cilësoi dhe poshtërimin e fundit përpara suksesit.
Rama tha se kundërshtarët s’kanë për ta kuptuar kurrë se nuk do të mundin asnjëherë nëse nuk e kuptojnë se pse humbin.
“Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk ka rastësi që ne jemi këtu në ditën e Evropës për të thënë fjalën e fundit të rrugëtimit dhe më pas për të shkuar me shumicën e shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur marrëveshjen për Shqipërinë evropiane. Kur ju më zgjodhët për t’iu udhëhequr 2 dekada më parë ajo majë ishte e paarritshme dhe ne ishim shembur. Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda. Tirana u bë kështjella jonë duke e transformuar qytetin duke e përballur me injorancën. Çfarë nuk bën për të marrë Tiranën me kuç me maç e me minj. Ai rrëzim ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme të PS.
Dy vjet pas atij poshtërimi, bashkësia dhe familja jonë e madhe e rimori qendrën e skenës politike, ku jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes dhe do të qëndrojmë më të fortë se kurrë më parë. Asgjë, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për mua dhe ajo që kundërshtarët tanë s’kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do të na mundin dot po nuk e kuptuan se pse ne i mundim çdo herë e më thellë. Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota, dhe jam dakord me ta sepse të marrësh më shumë vota sesa ne duhet të jesh më i mirë se ne. Por ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, kështu si po shkojnë këto punë kanë frikë se duhet të presin të dalin nga materniteti sepse nëpër sheshet dhe rrugët aha harroje. Edhe ata që medemek janë prurje të reja, nuk ngjajnë me ne por me kundërshtarët tanë të kahershëm. Dava humbësash që janë larg shumë më larg ndërkohë që ne edhe aritmetikisht do të ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate. Ky është bllok, truk e propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit dhe pyetja ime është se pse nuk qenka e vërtetë ose e mundshme”, tha ndër të tjera Rama.