Do rinumërohen 40% të votave, Murrizi kritika të ashpra Bylykbashit dhe Bardhit: Për by**n tuaj të përdredhur…

Kandidati i PD dhe ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas vendimit për rinumërimin e rreth 40% të votave në të gjithë vendin, pasi KAS pranoi kërkesat e PD-së.

Murrizi kritikon Gazment Bardhin dhe Oerd Bylykbashin, duke thënë ata nuk u besojnë numëruesve dhe komisionerëve të tyre. Sipas Murrizit, Bardhi e Bylykbashi kanë pranuar një “kod zgjedhor bastard” që mbyll 90% të listave, duke u garantuar atyre një karrige në parlament.

Reagimi i Murrizit:

Nga 5200 qendra votimi që ka gjithsej e gjithë Shqipëria, me kërkesë të PD do rinumerohen 1914 qendra votimi ose rreth 40% e totalit në të gjithë Shqipërinë ku dy Qarqet më të mëdha që ka vendi Tirana dhe Fieri do rinumerohen komplet

Atëher një pyetje kam unë për “ baballarët” dhe “ mamallarët” e reformës zgjedhore të PD Z Oerd Bylykbashi dhe Z Gazmend Bardhi

Lajme të tjera |  Pas tërmetit në Malin Athos, sizmologët grekë parashikojnë lëkundje të forta në zonat e rrezikut

Kur i besoni më shum administratës zgjedhore të KQZ së Çelibashit se sa komisionerëve dhe numëruesve të PD , pse nuk u dakortësuat me rrekomandimet 10 vjeçare të OSBE-ODIRIT që të kishte administratë zgjedhore dhe komisioner politik të PD, PS, LSI ???????

Se për kodin zgjedhor bastard që mbyllët 90% të fituesve nga 50 deputetë mbyllët 46 e di që e bëtë për by….. tuaj të përdredhur që keni frikë si dreqi të shkoni tek vota e Qytetarit e në çdo palë zgjedhje nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një karrike te qelbur ne Parlament

PO DEMOKRATET ÇFARE FAJI JU KANE QE TE DUROJNE MOSBESIMIN DHE MOSVLERESIMIN TUAJ ???

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us