Do të jenë në shtator demokratët në Parlament? Berisha: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Do të votojmë vetëm ligjet e integrimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i konsideron zgjedhjet e 11 majit si farse, duke theksuar se nuk i njeh ato. Por i pyetur nëse do të jetë në parlament me 50 mandatet e marra, kryedemokrati tha se këtë do të vendosin forumet e partisë.

Pyetje: Ju keni thënë që nuk do votoni asnjë ligj, përveç atyre në parlament! Ju do të jeni në parlament për të marrë 50 mandatet apo keni skenar tjetër?

Berisha: Të gjitha do vendosen nga forumet, por unë në modelin ose në presupozimin e pjesëmarrjes në parlament deklarova që ne votojmë vetëm ato ligje që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Atë nuk e vendos unë, por forumet. Këto nuk janë zgjedhje, por farse elektorale.

Lajme të tjera |  "Një buallicë...” - Sara Mila i kthehet Andi Bushatit: Një bullizues i frustuar që intimidon vajzat që i hyjnë politikës

Berisha u shpreh i vendosur se do luftojnë vetëm për qeveri teknik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Vetëm zgjedhje të parakohshme. Qeveri teknik me një axhende të përcaktuara. Kjo është kërkesa jonë që ne do luftojmë me të gjithë miqtë tanë në Evropë dhe botë”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us