Do të jetë protagonist në Kupën e Botës 2026, Mauricio Pochettino merr drejtimin e skuadrës së njohur

Mauricio Pochettino është rikthyer në stol. Ish –trajneri i Chelsea ka marrë drejtimin e kombëtares së SHBA-së.

Sipas “The Athletic” bëhet me dije se 52-vjeçari do të zëvendësojë Greg Berhalter. Ky i fundit u largua nga amerikanët pas dështimit në Copa Amerika që në fazën e grupeve.

Pochettino do të drejtojë tashmë SHBA-në në Kupën e Botës Fifa 2026. Kujtojmë se SHBA është një nga vendet mikpritëse të këtij turne së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ I doli emri te Tirana, klubi reagon për Ditmar Bicajn: Dy palët ranë në koncensus

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us