Do të largohet nga Real Madrid, Luka Modric përgatit rikthimin e bujshëm

Luka Modric do të largohet nga Real Madrid më 1 korrik të këtij viti. Pas plot 13 vitesh aventurë me fanellën e “Los Blancos”, kroati dhe klubi i LaLiga kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin.

Sipas “Transfermarkt”, Modric po përgatit një rikthim të bujshëm. Me shumë gjasa, 39-vjeçari do të rikthehet në vendlindje, për të mbyllur karrierën e tij futbollistike te Dinamo e Zagrebit.

Vlen të përmendet, se nëse ky transferim do të kryhet, Modric do të gjente aty shqiptarin, Arbër Hoxha. Megjithatë, mbetet të shihet nëse legjenda kroate do ta bëjë këtë lëvizje të bujshme.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Pranuan bastin e madh te Napoli, Konte e Lukaku përqafohen e shpërthejnë në lot pas fitores së titullit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us