Edi Isteri nuk do të jetë më futbollist i Erzenit. Mesfushori ka njoftuar largimin nga shijakasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Palët ndajnë rrugët kështu mes tyre dhe aventura e 21-vjeçarit në Shijak merr fund pas vetëm 1 sezoni. Ndërkohë siç dihet ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te shijakasit, teksa ka dalë nga akademia e tyre.
“Me anë të këtij shkrimi dua tju njoftoj që ndërpres bashkpunimin me KF ERZENI. Dua të falenderoj shumë nga zemra klubin që më ngriti si lojtar, klubin që ishte shtëpia ime e dytë. Falenderoj të gjithe shokët e mi qe ishin pjesë e ketij rrugetimi, falenderoj trajnerët që punuam së bashku , falenderoj presidentin Dur Keci. Ju jam mirënjohës për gjithcka që keni bërë për mua dhe për ekipin e Erzenit.
Një falenderim mjaft i madh nga zemra dhe ndoshta më i vecanti shkon për tifozët më të zjarrtë që gjithmonë na kanë mbështetur dhe në momentet më të veshtira. SHIJAKU DO MBETET SHTËPIA IME E DYTË dhe me shumë emocion ju përqafoj të gjithëve duke i uruar nga zemra ekipit sa më shpejt të ngjitet aty ku i takon”, ka shkruar futbollisti.