Do të refuzojë mandatin? Reagon Lapaj: Mandati më i votuar në histori, nxori lakuriq sistemin elektoral!

Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka lënë të hapur opsionin se do hyjë në Parlament.

Përmes një mesazhi, pasi siguroi mbi 57 mijë vota në rang vendi dhe një mandat deputeti, ai ka paralajmëruar ‘luftë’.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten.”, tha ai.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në rang kombëtar është subjekti i tretë më i votuar.

Lajme të tjera |  "Është si Toto Riina", Berisha: Edi Rama poshtëroi një komb të tërë, mandat mbi krimin nuk do ketë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us