Do të shesin Armando Brojën, Chelsea bën gati çekun me 80 milionë euro për një tjetër sulmues

Chelsea do të bëjë disa afrime të rëndësishme në merkaton e verës në mënyrë që të përforcohet skuadra. Drejtuesit do të bëjnë edhe disa largime në mënyrë që të krijojnë hapësirë për lojtarët e rinj.

Kështu Armando Broja është një nga lojtarët që pritet të shihet na anglezët dhe për këtë drejtuesit janë hedhur në sulm për një sulmues tjetër. Madje kanë bërë gati çekun prej 80 milionë euro për “yllin” e Bundesligës.

Bëhet fjalë për Hugo Ekitike, i cili luan me Eintracht Frankfurt në Gjermani. 22 vjeçari ka bërë një sezon fantastik në Bundesligë, ku ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Lajme të tjera |  0 gola të shënuar dhe e kërkon ekipi i Premier League që luan në Champions League, Armando Broja kuotohet lartë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us