“Do të sjellim industrinë ushtarake në Shkodër”/ Rama: Taksa zero për biznesin e vogël deri në 2029! Nuk do të prekim tavanin!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me biznesin e vogël në Shkodër tha se janë në diskutim për të sjellë elementë të industrisë ushtarake.

“Jemi në diskutime për të sjellë edhe një element të industrisë ushtarake në Shkodër, në periferi që do të ishte mirë për punësimin, por edhe për profesionistët e rinj. Nëse për industri ne kemi një ekstrem nga njëra anë, të historisë së tranzicionit që ishin fasonët, industria ushtarake është ekstremi tjetër kur vjen puna tek niveli i përgatitjes dhe tek niveli i shpërblimeve për punonjësit”, u shpreh Rama.

Rama tha se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërsa tavani do të qëndrojë i pandryshuar, 140 mijë euro.

Lajme të tjera |  Pandeli Majko: Ilir Meta, shoku im i rinisë! S'ja uroj as armikut atë që i ndodhi! Ja pse s'kam shkuar ta takoj në burg...

Ai u shpreh se janë rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit.

“Për të mbyllur me biznesin e vogël, unë besoj se në këtë pikë nuk ka gjë për të shtuar, sepse është i vetmi biznes i vogël në rajon me taksa zero dhe me tavanin 140 mijë euro me taksa zëro. Janë tarifat e bashkisë, por këto tarifa i paguan edhe një familje. Unë e kam thënë që deri në 2029 do qëndrojë zero.

Janë rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit. Pa llogaritur 140 mln euro në vit që i janë lënë punonjësve me ndryshimin e regjimit fiskal, nga taksa e sheshtë 10% në taksën progresive. Taksa progresive është më impoenjative që fitojnë më shumë. Por në fashën që prek 98 % të punonjësve, taksa është një ose zero deri në 10%. Për këtë arsye 140 mln euro në vit i janë lënë në xhep punonjësve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us