‘Do të të djeg me acid’/ Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane njofton se ka arrestuar një 35-vjeçar nga Breno, në Valle Camonica, me akuzën se kishte përndjekur ish-të dashurën e tij 33-vjeçare.

Sipas mediave italiane, ai e kërcënoi të renë se do ta digjte me acid. Përndjekja e 33-vjeçares filloi pas përfundimit të marrëdhënies.

Kërcënimet e përsëritura bënë që viktima t’i drejtohej Policisë së Brenos, e cila arrestoi ish-të dashurin e saj.

35-vjeçari do të duhet të paraqitet para gjykatësit të hënën, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Lajme të tjera |  Dosja ‘Partizani’/ Shabani: Berisha e ka ngritur karrierën e tij mbi viktima dhe korrupsion! Ky është gjyqi më i rëndësishëm në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us