Tashmë ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Jetmir Salaj ka reaguar për herë të parë pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë një “live” në profilin e tij në Instagram bashk më miqtë e tij, Jetmir Salaj ka premtuar se do të “plasë bomba” lidhur me produksionin. Ai tha se brenda është përballur me një presion të jashtëzakonshëm, duke zbuluar se banorët brenda vazhdojnë jetën si normalisht. Por shtoi të gjitha do i tregojë një pas një.
“Do e fitojë ai që ka vendosur Big Brother. Do ju tregoj arsyet pse nuk shfaqesha në videot e Topit, dhe pse kamera s’rrinte mbi kokën time. Ata dolën xhiro nëpër Tiranë. Ata hynë e dalin si u do, hanë e pinë, por lëre se do i them të gjitha,”- tha Jetmiri në LIVE pas daljes nga Big Brother VIP 3.
Për çfarë po flet Jetmiri?