‘Do vij ndryshe në Kuvend’/ Zegjine Çaushi ia atribuuon fitoren Gaz Bardhit: Më dha forcë…

Zegjine Çaushi do të jetë deputete për qarkun e Fierit në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Në një intervistë të shkurtër që ajo ka dhënë për “TopChannel”, Çaushi foli për fushatën që bëri këto zgjedhje parlamentare, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe drejtuesin poltik të PD për Fierin, Gazment Bardhin. Në fjalën e saj, ajo tha se sulmin e nisi Bardhi i pari dhe i dha forcë gjatë fushatës së saj. Por po ashtu, premtoi se në Kuvend, do të vijë me një figurë ndryshe.

“Kam zgjedhur që të përdor rrjetet e mia sociale për t’ju përgjigjur Gazment Bardhit se ka qenë ai i pari që mu drejtua në rrjetet sociale. Dhe më duhej që t’i përgjigjesha. Meritonte atë përgjigje që unë i bëra. Nuk meritonte diçka tjetër serioze. Akuzat që ai ka ngritur ndaj meje nuk janë të vërteta. Unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në Bashkinë e Roskovecit. Ime më thjesht ka bërë një aplikim si të gjithë bizneset e tjera të zonës. Nuk ka ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në detyrë. Në Kuvendin e Shqipërisë, Zegjineja do të vijë natyrë tjeër. Do të vijë ajo juristja e shkëlqyer që do të bëjë për vendin e vetë dhe rininë e qarkut të Fierit. Por pika kyçe që unë të arrija në këto rezultate ishte Gazment Bardhi. Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyrë, por thjesht më tha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij këto rezultate që kam sot,“-tha në prononcimin e saj Çaushi.

Lajme të tjera |  Do të refuzojë mandatin? Reagon Lapaj: Mandati më i votuar në histori, nxori lakuriq sistemin elektoral!

INTERVISTA E PLOTË:

– Pse zgjodhe atë qasje ?

Meriton atë përgjigje që unë i bëra,nuk meritonte diçka tjetër serioze.

-Po akuzat që ai ka ngritur ndaj jush?

Akuza ndaj meje nuk janë absolutisht të vërteta unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në bashkinë e Roskovecit, ime më thjesht ka bërë një aplikim në bashkinë e Roskovecit si gjithë bizneset e tjera të zonës dhe doli përfituese e këtij subgranti por s’ka lidhje absolutisht nuk kanë ndodhur gjatë kohës që unë kam qenë në detyrë.

-Çfarë shkollimi ka bërë Zegjineja?

Jam 26 vjeçe, vij nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar me medalje të artë dhe jam licensuar për avokate.

-Si ju duket ky rezultat ,kishit pritshmëri dhe besoni të ishit deputete në parlament e Shqipërisë?

Nga gjithë ajo fushatë që unë bëra në rrjete sociale mora një mbështetje shumë të madhe të qytetarëve të gjithë qarkut të fierit, më dhanë kurajë që unë ta vazhdoja këtë sfidë me sukses dhe ja ku dola unë sot kryesojë listën e femrave në qarkun e Fierit.

-Si e nise…kur tu propozua të ishe pjesë e listës së Partisë Socialiste për qarkun e fierit?

Në fillimet e nisa me pak ndrojtje dhe nuk besoja që do arrijë këto rezultate që unë kam momentalisht.Pika kyç që unë të arrijë në këto rezultate ishte Gazmend bardhi.Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyre por thjesht më dha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij të rezultate që kanë sot.

Lajme të tjera |  Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve!

-Ke ndjerë ndonjëherë dëshirën për të tërhequr pas sulmeve që mund të kesh marrë qoftë në rrjete sociale komentet që mund të jenë bërë të gjithë ata që janë të pakënaqur me mënyrën sesi ti ke zgjedhur ta bësh fushatën tënde?

Absolutisht jo unë komentet i kam marrë me sportivitetin më të madh, nuk e kam vrarë mendjen fare, e kam vazhduar me forcën dhe këmbënguljen që mua më karakterizon…një vajzë e guximshme që i bëri ballë kësaj fushate në qarkun e fierit.

-Me gjasë do jesh pjesë e parlamentit të paktën nga votat që janë deri më tani,çfarë do të sillte Zegjineja në kuvendin e Shqipërisë, do të vazhdoni me Gazmend Bardhin?

Jo në Kuvendin Shqipërisë Zegjineja do vij një natyrë krejt tjetër,do vij ajo juristja e shkëlqyer që do të bëj për vendin e vet edhe për të rinjtë e bashkisë Roskovecit dhe gjithë qarkut Fierit.

-Ke pasur përballje me Gazmend Bardhin fizike flas?

Absolutisht jo mendoja që do vinte këtu në procesin e numërimit por me atë rezultat që mori në qarkun e fierit jo më nëpër Kzaz e Fierit nuk është bërë gjallë po as nëpër rrjete sociale nuk e dimë se ku ka humbur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us