Dogji 3 makina në Dhjetor 2022, policia arreston autorin me disa emra

Policia e Shkodrës, ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në vitin 2022, ku u dogjën 3 automjete. Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje, 48-vjeçarin Frank Ndoja (Bibaj, Kasneci). Ky i fundit i kishte lyer mjetet me benzinë dhe më pas iu kishte vënë zjarrin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Lajme të tjera |  Programi i PS, Rama: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us