“Dokrra me zhapinj e hardhuca”, Berisha ironizon Ramën: Ai e ka çdo ditë 1 Prill!

Sali Berisha ka ironizuar rubrikën Sy m’Sy të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kreu i qeverisë del çdo mëngjes dhe bën monolog me vete.

Kreu i PD-së u shpreh se pyetjet nuk bëhen nga qytetarë, por kryeministri Rama i shpik vetë.

Berisha deklaroi se Rama çdo ditë e ka 1 Prill, ndërsa theksoi se “e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca dhe deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030″.

“Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vete në një monolog, se thotë që po flas me qytetarët, asnjë nuk është qytetar, i shpik vetë. Sot e ka ditën e tij, por problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill. Sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 Prillin se është dita e Edi Ramës. Tani që e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca, me kafshë të të ndryshme që jeton me to, deklaroi dhe dje se po i bien shumë pikët nga kjo “Sy më sy” e këto mashtrimet, deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030. Po pse nuk e bëri për 12 vite. Do të bëjmë gjithçka për një Shqipëri madhështore”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  I liroi karrigen në Kuvend, Zegjineja falënderon Maldritën dhe "përshëndet" Gaz Bardhin: Politikan i dështuar...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us