Dokumenti/ Telenovela e shkarkimit të Irena Gjokës

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka hedhur poshtë këtë të hënë pretendimet e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka në dorë çështjen ndaj tij, të kompleksit “Partizani” është në konflikt interesi. Sipas KLGJ-së, Gjoka është shkarkuar në vititn 1996 nga Sali Berisha, por po atë vit është emëruar sërish në sistemin gjyqësor dhe pse në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë asokohe qëndronte Sali Berisha si President i vendit. KLGJ shprehet se Irena Gjoka (Maneku) pavarësisht pretendimeve të Berishës nuk është në konflikt interesi në këtë çështje.

“Me vendimin nr.7, datë 09.02.1996 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Irena Maneku është liruar nga detyra, për shkak të paaftësisë në kryerjen e detyrës. Me vendimin nr.8 datë 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, znj.Irena Maneku është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës Mallakastër”.

Por çfarë deklaronte Sali Berisha?

Kreu i Patrtisë Demokratike Sali Berisha që në nisje të procesit gjyqësor për privatizimin e kompleksit “Partizani”, që çoi në burg dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza ndaj gjyqtares së Posaçme për konflikt interssi. Berisha shprehet se e ka shkarkuar Gjokën në vititn 1996 për korrupsion prandaj dhe ajo sot nuk duhet të gjykojë një dosje ku brenda saj është dhe ai pasi përbën konflikt interesi.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

“Unë jam njeri i ligjit. Ligji e ka të shkruar, ligji thotë: personi, i cili për shkak të detyrës, duhet të marrë një vendim, duhet të vendosë një firmë, duhet të bëjë këtë ose atë, duhet para se të bëjë këtë, të deklarojë me shkrim se nuk është në konflikt interesi. Sot ky është një parim i sanksionuar. Edhe në gazetari po përhapet, në shkencë po e po. Dmth shkruan gazetari në artikull, në fund thotë se nuk kam asnjë konflikt interesi me këtë. Studiuesit pasivisht sepse kompanitë farmaceutike vërshojnë nga të katër anët për të lobuar për produktin e tyre. Se po të kuptohet se ata ose janë paguar, ose kanë lidhje, ata në komisionet shkencore etike ndëshkohen. Kjo që është për zyrtarët, që jam në konflikt interesi dhe nuk mund ta trajtoj këtë problem, kjo tani po bëhet standard etik universal. Por zyrtari e ka me ligj. Ajo fshihet, ajo fshihet prapa krimit të saj. Nuk ka g

jë më të keqe. Prandaj i bëra thirrje edhe atij ministrit të prokurorisë: Ndihmoje ushtarin e mirë Manja, Ulsi që të thotë të vërtetën shqiptarëve, se ajo e ka fshehur tani, ajo e ka humbur. Por shqiptarët duhet t’i dinë gjërat. Nuk mund të fshihen si në shpella. Janë zyrtarë, marrin rroga, mbahen me taksat e shqiptarëve. Akt i shëmtuar, një akt i shëmtuar. Se asaj i kërkuan avokatët e mi. Ia dhanë mundësinë, jep dorëheqjen nga çështja. Ajo jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por i përjashtoi edhe ata nga çështja. Dhe gjeti atë famozen. Me shpresë se diku në thellësitë e labirinteve të koshiencës njerëzore të gjykatëses Irena Gjoka, kanë ngelur grimca të dinjitetit dhe integritetit njerëzor. Pra, për t’i dhënë mundësinë asaj që të tregojë se ka gabuar dhe po e korrigjon gabimin”, deklaronte Berisha.

Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv’. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtu edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi. Por si Berisha, edhe Malltezi, të dy në mbrojtjen e tyre janë shprehur se procedurat kanë nisur që në kohën e qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, ndërsa disa leje ndërtimi janë dhënë me firmë të Edi Ramës, që në atë kohë mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës. Megjithatë pavarësisht se është përmendur edhe për ndikim tek SPAK, sërish Rama ka zgjedhur heshtjen/ Zeri/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us