Doli nga burgu, por nuk e priti asnjë familjar, befason i dënuari: S’jam penduar, gruaja e kishte hak drurin

Sot shumë të dënuar u liruan nga burgu pasi përfituan nga amnistia penale. Berti, është një nga përfituesit që doli nga burgu i Drenovës në Korçë. Ai fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.

Berti nuk u prit nga asnjë njeri në momentin që doli në ambientet e burgut. Ai tha se tashmë duhet ta rifillonte jetën i vetëm, por shtoi se nuk do ta përsëriste më kurrë dhunën në familje. Por ai pranon se nuk është penduar dhe se e kishte hak drurin gruaja.

“Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në kuzhinë. Goca më thoshte “mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha ai për Euronews.

Lajme të tjera |  Nënkryetari i LDK: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës! Jemi peng i veprimeve të Kurtit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us