‘Doli nga SPAK si rilindas”/ Kush është “tradhtari”? Akuzat e Metës, Braimllari: Emri im s’të mbulon hallet!

Një përplasje ka nisur mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë i cili kaloi me Partinë Socialiste, Endrit Brahimllari. Meta për herë të parë ka zbuluar detaje për sa i përket aferës së lobimit në SHBA, për të cilën ai është vënë nën akuzë, ku fajëson Endrit Brahimllarin, si personin që ka firmosur kontratën e lobingut, si dhe kushëriri i tij i parë, Eriol Brahillari, i cili sipas tij, ka mbajtur për 10 vitë gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail, por që pas largimit nga detyra si drejtor kabineti, nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë.

“Personi i dytë besoj që duhet pyetur është z.Eriol Brahillari, i cili në dijeninë time ka mbajtur për 10 vitë gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail (për fat të keq pas largimit të tij nga detyra si drejtor kabineti, çuditërisht nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë) dhe që rezulton edhe në dosjen e SPAK-ut. Besoj që në hetimet e SPAK për lëvizjet e kompanive, emri i tij është pothuajse kudo. Sepse kushëriri i tij i parë, z. Endrit Brahimllari është marrë në pyetje nga SPAK-u, pasi ka firmosur për lobimet dhe ka patur për detyrë që të ndjekë zbatimin e tyre, pasi ai përgjigjej edhe për organizimin dhe financat.Çuditërisht, Endriti pasi hyri tek SPAK-u si përfaqësues i PL doli si “rilindas” i Edi Ramës dhe u fut edhe në listën e PS për kandidat për deputet në Tiranë,“-shpreht Meta në një shkrim të gjatë, ku iu drejtua edhe moderatores Grida Duma.

Lajme të tjera |  Jeta si e pastrehë, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Zgjodha vetë të rrija jashtë

Sa i përket akuzave, Endrit Brahimllari, ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, i cili pasi u përjashtua nga PL dhe kandidoi me PS në zgjedhjet e 11 majit, në reagimin e tij shprehet se çështja është ezauruar që në vitin 2023. Braimllari deklaron se emri i tij nuk mund të mbulojë hallet që. kreu i PL, Ilir Meta ka me drejtësinë.

Endrit Brahimllari: Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri i Endrit Braimllari nuk mund të mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us