Doli një nga më të votuarat e PD, Tabaku: Vlerësim për mua! Koha për të lexuar rezultatin do të jetë më pas

Për Jorida Tabakun me rëndësi është që procesi i numërimit të votave të shkojë deri në fund.

Deputetja demokrate tha se ndihet e vlerësuar që është një ndër më të votuarat në PD.

Ajo shprehu falënderim për të gjithë komisionerët e PD, që sic u shpreh po punojnë me shumë rigorozitet në këtë proces.

“Procesi nuk ka ndalur asnjë moment. Koha për të lexuar rezultatet do të jetë më pas. Unë falënderoj të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit e PD që me shumë përkushtim dhe shumë rigorozitet po kryejnë këtë proces.

Është vlerësim për mua. Presim edhe numërimin nesër që ti shkojmë deri në fund. Do jemi këtu deri në fund”, tha Tabaku.

Lajme të tjera |  Evi Kokalari - Berishës: S’ka më LaCivita që të shpëton! S’të vodhi Rama vota, po i tradhtove vetë demokratët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us