Dollari forcohet përballë lekut, euro e nis 2024-ën me rënie në këmbimin valutor

Në fillimin e vitit 2024, monedha euro ka vijuar me rënie në këmbimin valutor duke forcuar pozitat ndaj lekut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 103.24 lekë, rreth 0.64 lekë me pak sesa ishte në fundjavën e fundvitit 2023. Ndërsa monedha e dollarit, u forcua me 0.46 lekë dhe aktualisht këmbëhet me 94.40 lekë.

Paundi britanik dhe franga zviceriane këmbëhen pothuajse në të njëjtat pozita që ishin para fundvitit 2023. Konkretisht monedha britanike ka pasur rënie me 0.28 lekë ndërsa franga zviceriane shënoi rënie me 1.31 lekë në kursin e këmbimit valutor.

Dollari forcohet përballë lekut, euro e nis 2024-ën me rënie

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us