“Dominuam Kukësin dhe merituam fitoren”, Agostinelli: Mund ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë

Flamurtari mori një fitore të rëndësishme përballë Kukësit në transfertë duke i mposhtur me rezultatin 1-2 falë golave të Oshafit dhe Diaëara. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Andrea Agostineli dha prononcimin e tij për RTSH Sport.

“Meritonim fitoren, bëmë pjesën e parë më të mirë që kur jam këtu. Bëmë një gabim te penalltia, por e dominuam Kukësin.

Bëra disa ndërrime taktime duke futur një sulmues në vend të një mbrojtësi. Kemi disa lojtarë që ende nuk janë në gjendje 100%. Nuk më shqetëson forma fizike pasi në 3 ndeshje kemi pësuar vetëm 1 gol. Në momentin që po dominonim i dhamë një shans Kukësit për të na ndëshkuar. Është normale në disa raste.

Lajme të tjera |  Pas “El Clasicos” vendosen pikat mbi “i”, Real Madridi do të zbulojë trajnerin e ardhshëm

Kisha pak frikë nëse na ikte fitorja, por kishim raste për ta mbyllur ndeshjen në pjesën e parë”, tha Agostinelli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us