Donald Trump betohet si president i 47 i SHBA-së

Donald Trump u betua si president i SHBA-së.

“Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në betimin e tij.

Nga ky moment ai merr pushtetin duke u bërë presidenti i 47 në historinë e vendit.

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas një mandati ndërprerje të presidencës pasi humbi në zgjedhjet e kaluara ndaj Joe Biden.

Për të parën herë në 4 dekada, betimi u zhvillua në ambientet e brendshme të Capitol-it për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Mbi 200 mijë njerëz kanë blerë bileta për të parë nga afër në ambientet e përcaktuara, drejtpërdrejtë ceremoninë.

Lajme të tjera |  Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius!

Uashingtoni është blinduar nga masa të ashpra sigurie. Një staf prej 25 mijë agjentësh garantojnë sigurinë, me ndihmë të veçantë edhe nga dronët, snajperët dhe rrethimet e shumëfishta me rrjeta teli dhe blloqe betoni.

Në ditën e parë të presidencës së tij, Trump parashikon të nënshkruajë mbi 200 urdhra ekzekutivë brenda 24 orëve pas betimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us