Donald Trump dënohet për shpifje ndaj shkrimtares, duhet t’ia paguajë 83.3 milionë dollarë

Gjykata në Nju Jork vendosi që ish-presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll, për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president, në vitin 2019. Trump para 4 vitesh, sa ishte president, e kishte mohuar abuzimin seksual duke thënë se nuk e njeh fare Caroll. Pikërisht kjo deklaratë e ka shtyrë 80-vjeçaren ta padis atë.

Caroll tha se Trumpi shkatërroi reputacionin e saj si një gazetare e besueshme duke mohuar se ai e përdhunoi. Dënimi në gjyqin civil është 18.3 milion dollarë (mbi 16 milionë euro) për dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë (mbi 59 milionë euro) për dëme ndëshkuese.

Ndëtkohë Trum, i cili ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të gjyqit, por jo për të dëgjuar vendimin, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do ta apelojë atë.

Lajme të tjera |  Prova e re e SPAK! Kryemadhi shpenzoi mbi 240 mijë dollarë nga karta e Adrian Shatkut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us