Donald Trump ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga 12 vende

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12 vendeve. Qëllimi i këtij vendimi sipas tij, është mbrojtja e vendit nga terroristë të huaj.

Ndalesa do të kufizojë plotësisht hyrjen e shtetasve nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, i njohur edhe si Burma; Çadi; Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Njerëzit nga shtatë vende do të kenë kufizime të pjesshme: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela. Shpallja përfshin përjashtime për banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit ekzistues të vizave, kategori të caktuara vizash dhe individë, hyrja e të cilëve i shërben interesave kombëtare të SHBA-së.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, ky vendim është një “masë e arsyeshme”, që synon vendet që nuk përmbushin standardet minimale të sigurisë.

Trump shtoi se masa të tilla gjatë mandatit të parë ndihmuan në parandalimin e sulmeve terroriste dhe zotohet se do të vazhdojë t’i japë përparësi sigurisë kombëtare

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us