Dorëheqje apo shkarkim/ Gazment Bardhi e kishte gjetur pasuesen e Açkës dy ditë para se ajo të njoftonte largimin

Ditën e sotme deputetja Flutura Açka përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PD-së, por edhe drejtimi i Komisionit të Medias, sipas saj për shkak të pazarit të fundit në kurriz të demokracisë, që ishte pakti për Reformën Zgjedhore. Shkresa e Açkës drejtuar kryetares së kuvendit Lindita Nikolla, mbante datën 24 Korrik, por duket se më shumë se një dorëheqje, kemi të bëjmë me një shkarkim të deputetes shkrimtare nga ana e Gazment Bardhit.

Dorëheqje apo shkarkim/ Gazment Bardhi e kishte gjetur pasuesen e

SHKRESA E ACKES

Ky i fundit, përmes një shkrese, po drejtuar Nikollës, i ka kërkuar kryeparlamentares, zëvendësimin e Açkës me deputeten Ina Zhupa. Shkresa në fjalë është firmosur në datën 22 Korrik, pra dy ditë përpara se Açka të shprehej me dorëheqje.

Dorëheqje apo shkarkim/ Gazment Bardhi e kishte gjetur pasuesen e

SHKRESA E BARDHIT

Deputetja Açka është pozicionuar hapur kundër Sali Berishës, dhe ka qënduar më së shumti pranë Bashës, në përplasjen e tyre se kush e kush do të merrte ligjërisht drejtimin e PD-së.

Lajme të tjera |  "Jemi të rrezikuar seriozisht nga Rusia", kreu i NATO-s jep alarmin: Të rritet kapaciteti i mbrojtjes ajrore me 400%

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us