Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të japë dorëheqjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se “duhet ta harroni”.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, Rama u shpreh se “për të më larguar mua nga politika ka dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm dhe aty them stop, ose më largon populli i Shqipërisë”.
Më 11 Maj jam kurioz do të votojë ata që janë jashtë sepse thuhet që i dëbova unë. Te shohin çfarë mendimi kanë ata, nëse votojnë masivisht për mua si dëbuesi i tyre, kur shifrat tregojnë që largimi është konstant, atëherë do të mbaj shënim. Nuk jam i kapur pas pushtetit, por pas punës”, tha Rama.