Dosja e ’11 majit’/ Raporti përfundimtar i “farsës elektorale”? Berisha: Na prisni dhe dy javë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se raporti përfundimtar i kësaj force politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të jetë e gatshme midis datave 10-15 qershor.

Kryedemokrati sqaron me fjalë të tjera se deri më tani, Partia Demokratike është bazuar nga raporti paraprak i zgjedhjeve, lidhur me akuzat që ajo shtron ndaj maxhorancës.

“Raporti përfundimtar do bëjmë çdo gjë që të jetë gati nga data 10 qershor, por ndërkohë, ne si dokumente i nisim që të gjitha në misionin e ODIHR dhe misione të tjera vëzhguese. Ku do shkojë raporti përfundimtar? Raporti përfundimtar do shkojë në të gjitha kancelaritë e vendeve anëtare të OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Europës.

Lajme të tjera |  Rinumërimi s’ ndryshon dot faktin që votat PD-së (pa votat e PL-së dhe të diasporës) ishin 170 mijë më pak se më 2021…

Raporti përfundimtar do të shkojë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, konventat e të cilave janë dhunuar në këto zgjedhje.

Raporti përfundimtar do të shkojë në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të OSBE, BE dhe KiE. Pra, këto janë destinacionet e raportit përfundimtar, por për të mbajtur nonstop të informuar, ne kemi operuar me raportin paraprak, tani kemi përgatitur raportin e ndërmjetëm dhe raportin përfundimtar do përpiqemi ta përgatisim midis datës 10 dhe 15 qershor me çdo kusht”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us