Detaje të reja janë zbuluar lidhur me abuzimin e 56-vjeçarit shqiptar ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij. I arrestuari, sipas ‘Protothema‘, prej të paktën 7 vitesh kryente akte seksuale me të miturën. E mitura i ka treguar Policisë u ka thënë oficerëve të Policisë se partneri i nënës së saj nga mosha 8-vjeçare deri në dhjetor 2024 ka qenë abuzues ndaj saj.
Hera e fundit që vajza u përdhunua ishte më 13 janar. E mitura nuk duroi dot dhe i tregoi mamasë makthin që po përjetonte nga 56-vjeçari. Më 15 janar, nënë e bijë shkuan në Polici, ku në prezencë të psikologes, e mitura tregoi tmerrin që kishte kaluar gjatë 7 viteve të fundit. Një detaj është fati që ai i dërgonte foto nudo dhe mesazhe vulgare në celular. Po ashtu, i kërkonte edhe asaj foto nudo. Kështu shqiptari përfundoi në prangat e Policisë greke.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën prova dixhitale, të cilat u dërguan në laboratorët e policisë për analiza, si dhe një pistoletë.