Dosja ‘Partizani’/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i dhëndrit, politik!

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar këtë të martë një raport të përmbledhur në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sa i përket dosjes “Partizani”. Dosje për të cilën ai dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në 65 faqe raport, Sali Berisha fakton sipas tij se gjyqi ndaj dhëndrit të tij, dhe atij vetë është politik.

Sipas Berishës, në raport pasqyrohen dokumentet e fshehura nga SPAK, me qëllim fshehjen e hetimit. Po ashtu, janë renditur shkeljet e SPAK, që sipas PD nisin në momentin që Sali Berishës iu bllokua pasaporta dhe më pas u la në “arrest shtëpie”. Hetimet nisën pas kallëzimit në SPAK të Taulant Ballës, asokohe kreu i grupit socialist. Sipas Berishës, akuza kryesore e Taulant Ballës bazohej në trillimin se toka nuk iu takonte pronarëve pasi sipas tij ajo ishte shpronësuar në vitet 1940 nga autoritetet italiane. Kryedemokrati shton se sipas dokumentet e rregjistrave hipotekorë të viteve 1935, 1943, 1945 dëshmojnë se toka ka qenë pronë e familjeve pronare, ndër të cilat edhe familja Begeja e Jamarbër Malltezit.

Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

KALLËZIMI I TAULANT BALLËS
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

KALLËZIMI I TAULANT BALLËS
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

KALLËZIMI I TAULANT BALLËS

Këtu Sali Berisha pretendon se dokumentet janë fshehur nga prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, pasi toka s’ka qenë kurrë e shpronësuar, por vetëm e rekuizuar (masë bllokimi e përkohshme). Një tjetër akuzë ndaj prokurorëve është se ata kanë njohur si nisje të procesit të privatizimit vitit 2005, kohë kur demokratët erdhën në pushtet. Por sipas Berishës, ky proces ka nisur në vitet 1995-96.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Sa i përket pretendimeve se Sali Berisha, asokohe Kryeministër i vendit ka favorizuar dhëndrin në procesin e shpronësimit, raporti thekson se në ligjin e urbanistikës qeveria qëndrore nuk kishte asnjë kompetencë për ndryshime të tilla. Ndërkohë sa i përket akuzave të Prokurorisë së Posaçme se dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, hyri si investitor vetëm me 114 m2 tokë dhe doli me 5,4 milion euro fitim, raporti thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi toka e trashëguar prej tij ishte 410 m2 dhe jo 114 m2. Më pas Jamarbër Malltezi, ka realizuar 20 kontrata blerjeje me pronarët e tjerë, duke e çuar në atë pronar të mbi 2100 m2 tokë

Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI

Akuzat ndaj SPAK vijojnë më tej. Sipas Berishës, prokurorët Kraja dhe Millonai kanë fshehur 350 kontrata shitje, vetëm gjatë viteve 2010-2011, të apartamenteve dhe dyqaneve, që në gropë, me një çmim 20% më të ulët se tregu, që mundësuan që projekti të bëhej i vetë-financueshëm. Në raport thuhet po ashtu se prokurorët e SPAK gënjyen me qëllim kur thanë se klubet sportive funksiononin normalisht në vitin 2008. Sipas raportit, formularët e fshehur nga SPAK, që mbajnë firmën e Edi Ramës, tregojnë se asokohe, thuajse të gjithë objektet ishin zënë forcërisht, ndërsa prej vitesh shteti nuk fitonte asnjë qindarkë nga klubet sportive Partizani, pasi territori dhe ndërtesat e tij ishin të pushtuara në mënyrë të paligjshme nga mbi 42 familje informale dhe subjekte që zhvillonin aktivitet informal.

Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha nxjerr 65 faqe raport: Arrestimi im dhe i

DOKUMENTI

Referuar raportit të përgatitur nga Partia Demokratike, SPAK akuzohet se ka fshehur kontratën e familjes Begeja sipas së cilës të gjithë anëtarët e saj kishin të drejtë të investonin në zhvillimin e pronës deri në 25% të pjesës së tyre takuese. Më tej, thuhet se vështirësitë e krijuara nga opinion public dhe faskti se pronat ishin zënë në mënyrë informale, Malltezi dhe dy bashkë-pronarë të tjerë kishin rënë dakort të bashkëinvestonin për zhvillimin e pronës, marrëdhënie e formalizuar gjatë viteve 2008-2014.

Lajme të tjera |  FOTO/ Rama BAST nga Kuçi i Vlorës, ja sa MANDATE merr PS në 11 maj!

Në lidhje me dosjen ‘Partizani”, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, nën akuzën e “Korrupsionit pasiv”, dhe atë të “Patrimit të parave”. Të dy aktualisht ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Por pavarësisht kësaj mase, Sali Berisha nuk i është bindur vendimit të Gjykatës së Posaçme duke mbajtur mitingje të përnatshme me mbështetësit, të cilët mblidhen poshtë dritares së tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us