Dosja ‘Partizani’, Dumani: Kemi nisur dhe hetimin pasuror ndaj Sali Berishës

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar sot një bisedim me gazetarët, ku ka folur dhe mbi ecurinë e hetimeve për dosjen Partizani, në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Dumani tha se paralelisht me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportive, SPAK po heton edhe pasurinë e Berishës dhe familjarëve të tij. Dumani nuk dha një datë për mbylljen e hetimeve, por tha se do t’i drejtohen gjykatës vetëm kur dosja të jetë kopsitur.

“Kur të përfundojnë hetimet plotësisht, dosja do t’i dorëzohet gjykatës. Janë grumbulluar provat dhe i takon prokurorëve të çështjes të vlerësojnë edhe sa do të zgjasë hetim”, tha ai.

Lajme të tjera |  Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër

Sa i takon çështjes së 21 Janarit, Dumani ka thënë se materialet po depozitohen dhe do të koordinohet me Prokurorinë e Tiranës.

“Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, SPAK është i detyruar të merret me hetimin e çështjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us