Dosja “Partizani” – Gazetarja tregon sa do të zgjasë gjyqi i Berishës: Proces maratonë, mund të shkojë deri në…

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani” në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamabër Malltezi dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë proces.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala duke folur për News24, tha se procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Berisha në GJKKO do të jetë një maratonë që mund të zgjasë deri në 2 vite.

Siç bën me dije gazetarje, procesi mund të zgjasë pasi të gjithë personat e pyetur nga SPAK në cilësinë e dëshmitarëve apo të pandehurve do të pyeten në seancat gjyqësore. Procesi do kërkojë kohë dhe shqyrtim gjyqësor për secilën provë që ndodhet në dosjen gjyësore.

Gazetarja zbuloi se seanca e parë do të zhvillohet me prezencën e mediave, ndërsa sa i përket ish-kryeministrit tha se, Berisha mund të jetë i pranishëm bashkë me të pandehurit e tjerë.

Lajme të tjera |  Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

“Seanca paraprake është zvarritur prej 7 muajsh. Zoti Berisha do të përballet tanimë me drejtësinë në një proces të zakonshëm, pasi nuk kanë paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar. Dosja do të kalojë në themel, do të hidhet shorti sipas ligjit tek një tjetër gjyqtar dhe do të fillojë gjykimi nga e para.

Kjo do të thotë se çdo person i pyetur nga SPAK në cilësinë e dëshmitarit apo personit që ka dijeni apo të pandehurit, do të japë shpjegime para drejtësisë. E po ashtu, çdo akt ekspertimi kontabël apo financiar që ka të bëjë me procedurat e privatizimit të “Partizanit” duhet po ashtu t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

Lajme të tjera |  “Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”, Beleri: Opozita të bëjë çdo gjë, qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit!

Ç’ka do të thotë se do të duhet një kohë mjaft e gjatë 1 apo 2 vite që procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit dhe të pandehurve të tjerë të përfundojë në shkallën e parë. Do të jetë një proces maratonë që do të kërkojë kohë dhe shqyrtim gjyqësor për secilën provë që ndodhet në dosjen gjyqësore.

Seanca e parë do të jetë një seancë ku të gjitha mediat do të jenë të pranishme. Z.Berisha mund të jetë i pranishëm në seancë, për t’u përballur me drejtësinë, bashkë me të pandehurit e tjerë.”, tha gazetarja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us