Dosja “Partizani”, GJKKO shpall nesër vendimin nëse dërgohen ose jo për gjykim Berisha e Malltezi

Ditën e nesërme në orën 13:00 do të shpallet vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes të privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në përfundim të seancës së sotme, avokati mbrojtës Genc Gjokutaj tha se kishte paraqitur kërkesë për pavlefshmërinë e disa akteve, por pa treguar se për cilat akte bëhej fjalë, dhe se GJKKO vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë.

Berisha akuzohet se në kohën që ishte në krye të qeverisë ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për rikthimin e pronës dhe privatizimin e tokës të ish-kompleksit Partizani në Laprakë, ku më pas u ndërtuan pallate, nga të cilat përllogaritet se ai ka përfituar 5.4 milionë euro.

Lajme të tjera |  "Gjysma e kabinetit të Ramës ndodhet në burg", Tom Doshi SHPËRTHEN nga Shkodra: Benet Beci është një hajdut!

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Bashkë me këta tre persona të fundit nën akuzë janë vendosur edhe shoqëritë e tyre tregtare për pastrim parash Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Akuzat:

Sali Berisha akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Lajme të tjera |  Tronditet Turqia/ Tërmet i fuqishëm në Stamboll, ja sa ishte magnituda

Jamarbër Malltezi akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

Xhimi Begeja, ortak dhe trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Andia Pustina, Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k, akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us