Në GJKKO po mbahet seanca e parë në themel për aferën Partizani. Ish-kryeministri Sali Berisha mungon në seancë, ndërsa i pranishëm është dhëndri Jamarbër Malltezi.
Trupa gjykuese pyeti Malltezin nëse ka njoftuar Berishën, pasi OPGJ ia ka lënë atij fletëthirrjen. Malltezi tha në seancë se nuk e ka njoftuar dhe nuk është në dijeni nëse vjehrri i tij ka marrë njoftim.
Klodiana Gjyzari, avokatja e Berishës: Njoftimi ka shkuar ditën e premte për Berishën, është firmosur nga Malltezi. Koha ka qenë e shkurtër për tu njoftuar sipas shpjegimit që dha Malltezi. Edhe ne nuk kemi patur kontakte gjatë kësaj kohe.
Arben Kraja kërkon shtyrjen e seancës pasi nuk është bërë njoftimi sipas ligjit për Berishën ndërsa Homplan nuk ka asnjë përfaqësues ligjor. Ndërkohë, mungonte edhe Fatmir Bektashi i cili mungonte për arsye shëndetësore. Trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës më datë 21 korrik ora 10:30.