Dosja ‘Partizani’, SPAK thërret sot Malltezin për ta marrë në pyetje

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e sotme Jamarbër Malltezin për t’u marrë në pyetje lidhur me aferën ‘Partizani’. Kjo është hera e parë që Malltezi thirret për t’u marrë në pyetje që kur ndaj tij u vendos masa arrest në shtëpi. Seanca është planifikuar në orën 10:00 me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj njoftoi dje se kanë depozituar në SPAK kërkesë për shtyrjen e seancës, pasi avokatët mbrojtës të Malltezit për shkak të impenjimeve nuk mund të marrin pjesë.

Po ashtu, SPAK kërkuar marrjen në pyetje edhe të Berishës, ditën e nesërme, 18 janar. Edhe për Berishën, avokatët kanë depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës

Lajme të tjera |  VIDEO/ 'Do të vijë era shtet'! Deklarata virale e Nokës, Balliu: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us