DOSJA ‘Toyota Yaris’/ GJKKO dënon me 4 VITE BURG ish-kreun e Prokurorisë Vlorë!

Gjykata e posaçme dënoi me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 2.8 vite burg.

Në të njëjtën kohë Zarkës iu hoq e drejta që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të tij për akuzat: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Lajme të tjera |  Dosja "Partizani" - Gazetarja tregon sa do të zgjasë gjyqi i Berishës: Proces maratonë, mund të shkojë deri në…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us