Dr. Alimehemeti duhet të refuzojë një mandat që synojnë t’ia vjedhin partisë “Mundësia”

Nga Kreshnik Spahiu

Mandati i 14 i Partisë Demokratike, është bërë tema e ditës në retorikën e Partisë Demokratike.

Qartazi është një mesazh për Edi Ramën nga miku i tij i vjetër Sali Berisha.

Populli thotë: “Berisha po troket në dritare, që ta dëgjojë dera”.

Por a do pranojë Edi Rama që mandatin e Erald Kaprit të Partisë Mundësia ta bëjë kurban duke ja dhënë Partisë Demokratike?

Jo rastësisht “molla e sherrit” po bëhet mandati i dytë në Tiranë i partisë Mundësia.

Nëse ka një fakt që hedh poshtë alibinë e vjedhjes zgjedhjeve janë partitë e reja.

Rrjedhja e votave të Partisë Demokratike nuk erdhi nga krimi organzuar por nga partitë e reja.

Tre parti Mundësia, Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet morën 100.000 vota dhe i hoqën Partisë Demokratike 8-9 deputetë në 8 qarqe të Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Mas*kra në Greqi, arrestohen tre SHQIPTARË për vr*sjen e noteres 69-vjeçare!

Berisha mund të ankohet për zgjedhjet në Amerikë por nuk do të bind askënd si “bandat kriminale” të Endri Shabanit, Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt arritën ti heqin 8 mandate Partisë Demokratike madje edhe atje ku ato nuk fituan Fier, Vlorë, Korcë, Berat, Durrës etj.

Partia Mundësia ka marrë 100% elektorat të djathtë dhe me meritë ka nxjerrë në Tiranë deputet një intelektual rrace dhe një pinjoll të familjeve patriotike.

Erald Kapri i lindur në internim dhe nga një familje disidentësh politik nuk mund bëhet kurban i pranimit zgjedhjeve dhe tekave të Sali Berishës.

Fundja ne nuk mund presim asgjë pozitive nëse do ndodh një pakt i ri Berisha-Rama.

Lajme të tjera |  A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat. Kur të mbarojë procesi, ne…

Nëse kishte ndonjë risi në këto zgjedhje ato ishin partitë e reja por dhe deputetetët Tabaku apo Alimehmetin që bënë fushatë më “Madhështore” se gjithë koalicioni Berisha + 23 parti.

Për këto arsye Dr. Ilir Alimehemti duhet ruaj integritetin e fituar me shumë popullaritet dhe të refuzojë një mandat që i vidhet deputetit Kapri nga Mundësia e një konçesioni Rama-Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us