DRAFTI/ Ndryshon ligji për zonat e mbrojtura, banorët që jetojnë brenda tyre mund të hapin biznese

Ndryshon ligji për zonat e mbrojtura. Tashmë me ndryshimet e reja të gjithë ata qytetarë që kanë pronat e tyre brenda zonave të mbrojtura mund ti zhvillojnë ato për biznes apo veprimtari ekonomike. Kjo pasi të merret një leje e veçantë në bashki. Propozimet mbajnë firmën e 12 socialistëve, mes të cilëve, Fadil Nasufi, Florenc Spaho, Edona Bilali dhe Eduart Ndreca. Ligji u diskutua dhe në mbledhjen online të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese.

Po ashtu në bazë të ndryshimeve, lejohet ndërtimi i invenstimeve strategjike brenda zonave të mbrojtura kur respektohen kriteret për mbrojtjen e tyre. Lejet për ndërtime të tilla i jep Këshilli Kombëtar i Territorit. Deputetët socialistë kërkuan më shumë mbikqyerje nga institucionet shtetëore në këto raste në mënyrë që të mos lejohet betonizimi i këtyre zonave.

Lajme të tjera |  Rritet numri i kërkesave për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ja sa janë regjistruar deri tani

Pjesë nga diskutimet:

Fadil Nasufi: Në zonat e mbrojtura ka banorë, ka komunitete që bashkëjetojnë në këto territore dhe privohen nga mungesa e shumë shërbimeve, e shumë të drejtave ligjore që ato gëzojnë. Zonat e mbrojtura përveç vlerave konservuese duhet të prodhojnë edhe ekonomi, edhe të ardhura për komunitetin dhe bashkitë.

Arben Pëllumbi: Shpopullimi që po na vjen nga këto zona, dhe në rast se duam ta mbajmë popullsinë në këto zona duhet t’ju japim mundësinë brenda rregullave që njeh zona e mbrojtur që të mund ta shfrytëzojnë dhe zhvillojnë minimalisht atë zone.

Ismet Beqiraj: A do të legalizohen të gjitha ndërtesat që janë brenda këtyre zona, aty dhe në parqe arkeologjike për hir të zhvillimit ekonomik, të cilat rrezikojnë betonimin e tyre të këtyre zonave. Pa instrumente kontrolli na jep pasoja jo të këndshme. Gjithçka ta kalojnë, ta shikojnë jo me lupë zmadhuese, por me mikroskop elektronik çdo kriter dhe parameter.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us