Drame në Itali, një nga klubet më të njohura bie në Serinë C për herë të parë në histori. E shoqëron edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare

Java e fundit e sezonit të rregullt në Serinë B ka dhuruar një dramë të mirëfilltë sportive. Një nga klubet  më të njohura në historinë e futbollit italian, Sampdoria, ka rënë për herë të parë në historinë e saj në Serinë C.

Me barazimin me shifrat 1-1 në javën e fundit ndaj Juve Stabias, Sampdoria nuk ia dol të merrte pikët që i duheshin për të siguruar të paktën play-out dhe e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 18. Kësisoj, skuadra që ka një titull kampion dhe 4 Kupa Italie, është fituese e Kupës së Kupave si dhe ka qenë finaliste e Ligës së Kampioneve, në sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë C.

Bashkë me të, një kategori më poshtë, shkon edhe Çitadela e Elhan Kastratit, që nuk ia doli të shmangte rënien pasi u mposht në javën e fundit në duelin për rënien direkte 2-0 nga Salernitana, e cila shkoi në play-out.

Lajme të tjera |  5 futbollistë pa kontrata, por te Partizani nisin pushimet

Sa i përket ngjitjes, pas kalimit direkt në Serinë A të Sasuolos e Pizës, tani fillon faza play-off, ku në garë është edhe Çezena e Kristjan Shpendit, përkrah Palermos, Katanxaros, Juve Stabia, Kremoneze dhe Specias.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us