‘Drejtësia e ka frikë Berishën’, Spahiu: Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku foli edhe për përballjen e Sali Berishës me drejtësinë. Sipas Spahiut, kjo e fundit është e intimiduar dhe e pafuqishme përballë kreut të Partisë Demokratike.

“Unë jam politikisht një nga kritikët më të fortë të Berishës, dhe përveç kësaj unë them si një jurist prej 33 vitesh, në sektorët më të vështirë të sistemit, vendimi i gjykatës në këtë çështje është ligjor, askush nuk duhet ta vërë në dyshim. Ka arritur të fitojë të gjitha betejat me drejtësinë, jo për shkak të pafajësisë, por se drejtësia e ka frikë. Nuk është normale dhe për këtë arsye se përse SHBA e ka shpallur non grata, është se Berisha ka përdorur pushtetin e tij për të ushtruar presion te drejtësia. Unë kam bindjen që Berisha përsëri duke ushtruar presion do t’i fitojë dhe betejat e ardhshme me drejtësinë”,- tha Spahiu.

“Unë mendoj që mënyra në stilin e tij, tipologjia politike e Berishës, jo vetëm në raport me drejtësinë, me kundërshtarët, ka zgjedhur denigrimin e zërave kritikë për të heshtur të gjithë të tjerët. Epërsia e tij ka qenë se në një fshat të vogël si Shqipëria ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, janë të shantazhueshëm”,- shtoi ai.

Lajme të tjera |  Sula: Opozita ka ik me pushime në plazh, marrin rreze dielli e hanë dreka e darka, ndërsa Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us