Drejtimi i PD? Rama: Do ta mbaja 1 mijë herë më mirë opozitën. Të shkosh pas kënetës je gjysmak

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me qytetarët në rubrikën ‘Sy më sy’. Rama theksoi sërish se ata që mbështesin kreun e PD, Sali Berishën janë gjysmakë dhe kjo sipas tij është opinion.

Edi RamaTë shkosh pas kënetës je gjysmak dhe gjysma tjetër janë OK. Kjo është një ndarje që unë e bej sepse e besoj këtë gjë, të jesh gjysmak ose çyryk të mendosh akoma që me bufin e kënetës Shqipëria mund të ketë të ardhme. Ky është opinioni im. Si shpjegohet që BE dhe të gjitha organizatat prestigjioze, ato që vlerësojnë financat, luftën kundër korrupsionit etj, si shpjegohet që këto japin konkluzione në drejtimin e duhur. Budallenj janë edhe ata?! Pastaj habiteni pse populli voton të kundërtën, nuk ua fishkëllen opinioneve tuaja. Jo se është budalla, por është populli i mençur që të jep ujë me bisht të lugës. Popullit shqiptar po qe puna për politike nuk ja ha qeni shkopin. Po të kishte ndonjë kampionat botëror për politike, kampion do dilnin shqiptarët.

I pyetur nga qytetarët, Rama u shpreh se do ta bënte 1 mijë herë më mirë opozitën sesa këta që janë aktualisht në opozitë. Sipas tij në 11 maj ka vetëm një fitues, dhe ajo është Partia Socialiste.

Pyetje: Pse nuk e merrni edhe PD në drejtim?

Edi Rama: Unë e kam thënë, nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja një mijë herë më mirë sesa e bëjnë këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, këta dinë vetëm të shkatërrojnë. Këtë dinë të bëjnë këta, prandaj në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultatin më të keq nga 1997 e këtej.

Ndërsa një qytetar i cili i shkruante se “do të të mundë bufi”, kryeministri iu përgjigj: Kush mendon se bufi i kënetës dhe këneta është rruga për Shqipërinë ka një problem me veten. Ky nuk është ofendim, por opinioni im.

Lajme të tjera |  Një fitore personale e Berishës dhe një humbje madhështore e PD-së

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us