Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare më i avantazhuar në garën me D’Amikon

Igli Tare rikthehet përsëri të jetë një temë diskutimit në Milano.

Administratori i deleguar i “Djallit”, Xhorxho Furlani, në një ndërhyrje që bëri dje para ndeshjes mes Milanit dhe Fiorentinës la të kuptohej se drejtori i ri sportiv i klubit kishte për detyrë që të rikthente skuadrën në nivele të larta pra ta bënte kompetitive dhe të aftë për të fituar trofe.

Për momentin i sigurt është fakti se i preferuari i Furlanit, Fabio Paratiçi nuk është më në këtë garë.

Sipas “Tuttosport” është rikthyer fuqishëm kandidatura e Igli Tares, i cili shikohet me përpraësi nga Milani edhe pse ka një rival të fortë siç është Toni D’Amiko.

Ky i fundit thuhet se është më i vështirë për tu arritur pasi Atalanta kërkon dëmshpërblim financiarë për ta lënë të lirë. Një tjetër pengesë është edhe rroga vjetore e drejtorit sportiv të Atalantës, i cili përfiton shifra të rëndësishme nga familja Perkasi.

Lajme të tjera |  Klopp trajner i Realit? Agjenti u jep fund dilemave, zbulon të ardhmen e gjermanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us