Drini Zeqo zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga BBV, dhe prek me atë që thotë!

Drini Zeqo ka zbuluar arsyen e vërtetë të largimit të tij nga shtëpia e Big Brother Albania Vip 3, teksa ka rrëfyer me fjalë prekëse atë që i ka ngjarë.

Ashtu siç ishte aluduar, Drini ka shpjeguar se është larguar për shkak të problemeve familjare, por jo për nënën e tij, siç ishte përfolur, por për shkak të motrës së tij.

Ai ka zbuluar se motra e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe një problem tjetër i mëparshëm që u bë shkak që ai të marrë vendimin për të dalë nga BBV. Drini e ka zbuluar këtë histori duke dhënë një mesazh tepër të fortë për të gjithë të prekurit nga probleme të shëndetit mendor, t’u qëndrojmë atyre pranë.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Pjesë nga mesazhi i Drinit:

Në rastin tim kauza ime ishte motra, unë kam shumë vite që jetoj në një familje me një motër që e dua…kush nuk e do motrën apo vëllain. Thënë kjo, ajo është dashuria ime më e madhe në jetë.

Nuk mjafton të duash, mjafton edhe ta japësh dashurinë në të gjithë dimensionin e saj. Dashuria ndonjëherë, edhe koha nuk mjafton. Ne dashurojmë duke qenë pranë fizikisht. Dhe unë mendova që duke qenë pranë saj fizikisht, sapo mora vesh që ajo kishte dhe një shqetësim, vendosa menjëherë ta ndërpres garën. Duhet thënë që ajo vuan edhe nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Më shumë se ata që janë të prekur nga shëndeti mendor, kjo kauzë do të ishte edhe për ata që i qëndrojnë pranë asaj kategorie me probleme të shëndetit mendor. Nëna ime është dashur të kujdeset dyfish për të. Dhe u përpoqa të mendoja çfarë na bën ne më njerëzor. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur. Kur lindim, fëmijët janë gjithmonë të lumtur, me kalimin e viteve dikush e humb lumturinë, dikush e fsheh. E rëndësishme është të mos e humbim asnjëherë lumturinë, ta kërkojmë atë, ta kthejmë botën përmbys.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us