“Droni prishi ndeshjen në Beograd”, Altin Rraklli: Të gjithë duhet të mendojmë si të fitojmë

Për përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë i radhës që ka folur është Altin Rraklli. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka theskuar se emocionet para këtij takimi janë shumë të mëdha.

54-vjeçari ka theksuar se kuqezinjve iu duhet patjetër fitorja, pasi për obejktivin që është vendi i dytë është shumë e rëndësishme. Fitorja sipas tij vlen më shumë se 3 pikë, vlen për gjithçka në të gjitha aspektet që ka kjo sfidë.

“Kjo sfidë më shumë përjetohet për tifozët. Më thotë një miku im se pse nuk po vjen të shohim sfidën me Serbinë? I them se kësaj here duhen tifozët në stadium, unë do ta ndjek nga televizori. Droni i prishi të gjitha në Beograd në sfidën e parë, por mënyra se si u soll publiku serb, nuk mund të ndodh edhe mes armiqsh, pasi ishte thjesht një ndeshje futbolli.

Ndërsa ne e treguam krejt ndryshe organizimin, vetëm ekipi u tregua më i butë në fushën e lojës dhe humbëm. Të gjithë duhet të mendojmë tani se si të fitojmë, pasi fitojmë në të gjitha aspektet. E para na duhet për kualifikimin, sepse po e humbëm atë ndeshje, zbehen shumë shanset. Barazimi nuk do të ishte fundi i botës, por nëse pretendojmë, duhet vetëm fitore dhe djemtë duhet ta tregojnë në fushë urinë për sukses.

E kemi të vështirë të japim emra para ndeshjes se si do të luajë Shqipëria kundër Serbisë. Trajneri ka zgjedhur një modul me tre sulmues, ose një në krye dhe dy gjysmësulmues në krah. Se si do të luaja unë, e kam sekret… Nëse Silvinjo vazhdon me të njëjtën dashuri për Asanin, do të luajë me të në krah. Por mendoj se do të luajë me Dakun në qendër, Broja dhe Bajrami në krah. Unë kam besim shumë te sulmi ynë dhe mendoj se do të fitojmë, 1-0, i qëndroj asaj, nuk jam i bujshëm”, ka theksuar ish-sulmuesi i Kombëtares.

Lajme të tjera |  “Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi gjë për të fshehur, s’kanë kapur ndonjë element”, Sylvinho vlerëson kundërshtarin: Serbia ka ekip dhe trajner të mirë, në 90 minuta ndodh çdo gjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us