“Dua të plotësoj ëndrrën e Nanos dhe Agollit” – Erion Braçe: Ia kemi dalë të stabilizojmë vendin

Në rrugën përpara kryesisë së Kuvendit, dy socialistët e dy gjeneratave të ndryshme Namik Dokle dhe Erion Braçe i uruan njëri-tjetrit ditëlindjen e 34 të Partisë Socialiste.

Pa euforinë e fituesit të një mandati të katërt qeverisës, pa një mega festë socialistët, do ta festojnë të 34 katrën ditëlindje, pasditen e 19 qershorit, ditë më të cilën do të nisë edhe edicioni i tretë i akademisë politike më deputetët e rinj të kësaj force politike.

Kryesocialisti Edi Rama u përcolli urimin socialistëve përmes një fotoje me simbolin e PS.

“Dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve e anëtareve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkroi Rama.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet/ Luan Baçi: Të gjithë të mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD, përveç Berishës!

Tashmë me statusin e senatorit të socialistëve Erion Brace i cili në parlamentaret e 11 majit mori në qarkun Tiranë dhe diasporë 20,846 vota në një intervistë për Top Channel koment këtë 34 vjetor të partisë së tij.

“Ne vështirtë e kemi pasur, edhe në ‘92 edhe në ‘93, ‘94 me referendumin që donte të ndryshonte formën e republikës parlamentare. E kemi pasur tmerrësisht të vështirë nga ‘97 deri në 2005 për ta stabilizuar vendin, e kemi pasur të vështirë dhe nga 2009 deri 2013, e pastaj natyrisht ndalemi për të sjellë në vëmendje ngjarje që janë të tmerrshme, Gërdecin, 21 Janarin ku jemi vrarë dhe për fat e kemi rikthyer vendin në një stabilitet të qëndrueshëm”, tha Braçe.

Lajme të tjera |  Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

Nga 12 qershori i vitit 1991, kanë kaluar plot 34 vite kur një pjesë e anëtarëve të Partisë së Punës që drejtoi vendin për pesë dekada, vendosi t’i përshtatej kohës së re, duke ndryshuar emër, mision dhe program për t’u ndarë nga e kaluara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us